PD, hidhërim për ndarjen nga jeta të profesor Ylli Vejsiut
Partia Demokratike ndan me hidhërim lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të profesor Ylli Vejsiut.
PD ngushëllon familjen, miqtë e të afërmit e z.Vejsiu për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Ylli Vejsiu gëzon respektin e çdo demokrati dhe qytetari që ka arritur ta njohë atë si një shërbëtor të përulur të interesit publik, me funksionet e detyrat që ka ushtruar.
Ylli Vejsiu është themelues i Partisë Demokratike, ish-kryetar për degën më të madhe të vendit, atë të Tiranës, ka ushtruar detyra të rëndësishme si Ministër Arsimi, dhe në secilin rast ka spikatur me përkushtimin e tij.