“PD i del zot protestës”, Bumçi tregon nëse protestuesit do futen brenda Kryeministrisë

Çfarë do të ndodh sot në protestën Kombëtare të PD-së?

Mbrëmje Kryeministria është blinduar fort, por vetë Edi Rama nuk do të jetë në zyrë. Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi flet se si do të jetë protesta.

Për të qëllimi i protestës nuk është të hyhet në Kryeministri, por të çelë një stinë protestash masive që do të çojnë në rrëzimin e qeverisë, sipas tij më e kriminalizuara që ka njohur vendi.

“Bëhet fjalë për protesta masive në numër, zërat që përfaqësojnë çështje të ndryshme të të gjithë shoqërisë, që nuk kufizohet vetëm në një pjesë të spektrit. Sot Rama nuk përfaqëson të majtët, ata vuajnë keqqeverisjen si gjithë të tjerët. Sot pushteti është në duar të pak njerëzve. Rama nuk është më legjitim me zgjedhjet e 25 prillit dhe mënyrën si qeveris. Sot pas 10 vitesh kjo shoqëri do mbyllë një kapitull të dhimbshëm që e ka dëmtuar rëndë, ka kriminalizuar shoqërinë me pastrimin e parave dhe drogës”, tha Bumçi.

Pra la jashtë mundësisë që protesta të kthehet në e dhunshme. Ndërkohë dje ish-kryeministri Berisha paralajmëroi policinë dhe Edi Ramën që të mos provokojnë protestuesit apo të mos guxojnë për dhunë sepse reagimi popullor do të jetë i paparë.

SHKARKO APP