PD i përgjigjet Ramës: Nëse s’keni bërë asgjë në 8 vjet, s’do të bëni as në 4 të tjerët

Partia Demokratike u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe akuzave të tij. PD thotë se pas zgjedhjeve, Rama s’do të bëjë asgjë nga ato që thotë. Sipas PD, nëse s’ka bërë asgjë në 8 vjet, kjo qeveri s’do të bëjë as në 4 të tjerët.

Jemi të lumtur që shikojmë se Edi, më në fund, e kuptoi ashtu si gjithë shiptarët, se plani ynë do ta çojë Shqipërinë para, ndaj edhe ka filluar të kopjojë pjesë të tij.
Po të gjithë e dinë se pas zgjedhjeve, ai s’do të bëjë asgjë nga ato që thotë. Edi e do mandatin e tretë që të vazhdojë të mos bëjë asgjë.
Nëse s’keni bërë asgjë në 8 vjet, s’do të bëni as në 4 të tjerët. Edi e ka lënë në vend numëro Shqipërinë, ne do ta çojmë përpara.
Ne do të zbatojmë gjithë planin tonë kur të fitojmë dhe nëse nuk do ta bëjmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë. Këtë bëjnë kryeministrat e vërtetë. Kështu fiton Shqipëria”, deklaron PD.

SHKARKO APP