PD i përgjigjet Ramës: Nuk i mbulon dot premtimet e gënjeshtërta me statistika të rreme për bujqësinë

Partia Demokratike ka reaguar përmes drejtorit të kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti lidhur me statusin e kryeministrit Edi Rama mbi bujqësinë.

Përmes një postimi Teliti, shkruan në 7 vite Rama u ka marrë fermerëve 100 milionë euro vetëm nga rritja me 24 lekë të taksës së qarkullimit mbi naftën që përdorin në bujqësi.

Me statistika të rreme për sipërfaqen e tokës së ujitur, ER prapë nuk i mbulon dot premtimet e gënjeshtërta për fermerët shqiptarë. Ujitja e 5 mijë ha tokë më shumë në vit është thjesht qesharake (210mijë ha kishin akses në ujë në 2013). Kurrë me qartë se gjatë kësaj pandemie u duk braktisja dhe nënçmimi i ER për fermerët,“ shkruan Teliti.

Postimi i plotë:

ER në 7 vite u ka marrë fermerëve 100 milion euro vetëm nga rritja me 24 lekë të taksës së qarkullimit mbi naftën që përdorin në bujqësi.

Defiçiti vjetor i shkëmbimeve bujqësore vetëm me BE-në është thelluar me 85 milion euro që kur ER erdhi në pushtet.

Me statistika të rreme për sipërfaqen e tokës së ujitur, ER prapë nuk i mbulon dot premtimet e gënjeshtërta për fermerët shqiptarë.

Ujitja e 5 mijë ha tokë më shumë në vit është thjesht qesharake (210mijë ha kishin akses në ujë në 2013).

Kurrë me qartë se gjatë kësaj pandemie u duk braktisja dhe nënçmimi i ER për fermerët.

48% e popullsisë së vendit jeton në zonat rurale, 20% e ekonomisë shqiptare vjen nga bujqësia, por ER dha vetëm 6 milion për fermerët.

15 herë më pak se Kosova (91 mil euro), 13 herë më pak se Maqedonia e Veriut (80 mil Euro), 10 herë më pak se Mali i Zi (61 mil euro). ER ka vëmendje, para dhe interes vetëm për një sektor: ekonominë mafioze të PPP-ve të plehrave.

SHKARKO APP