PD i përgjigjet Sali Berishës: Mashtrues kronik, e gjithë bota e pa dhunën në protestë

Pas mohimit të dhunës në protestën e 8 janarit që Sali Berisha bëri pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, selia blu përmes një qëndrimi zyrtar e quan ish-kryeministrin si mashtrues kronik. Me anë të një video Partia Demokratike hedh poshtë deklaratën e Beriushës, duke shkruar se që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”.

Reagimi i plotë

Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha.

Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”.

Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike.

SHKARKO APP