PD i përgjigjet Veliajt: Erioni të dëshmojë në SPAK për shpifjet që i rëndojnë ligjërisht

Deputetja demokrate, Ina Zhupa i është përgjigjur kreut të Bashkisë, Tiranë, Erion Veliaj, i cili deklaroi sot se halli i vetëm i kreut të PD Lulzim Basha është që të sqarojë në gjyq nëse ka katër apo pesë vila.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Zhupa shprehet se kreu i bashkisë së Tiranës duhet të paraqitet fizikisht në SPAK për të dëshmuar në lidhje me shpifjet që i rëndojnë ligjërisht.

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Erioni i propagandës nuk mund të cojë kasetat e tij të gatshme ne SPAK. Atje ai duhet të shfaqet live dhe të dëshmojë për shpifjet që i rëndojnë ligjërisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koha e akuzave të rreme, e gënjeshtrave dhe e baltës mbi kundërshtarin duhet të marrë fund.

Për ta konkretizuar këtë akt duhet miratuar sa me shpejt vetingu i politikaneve në mënyrë që cdo i zgjedhur në këtë vend të japë llogari për pasurinë e pajustifikuar dhe lidhjet me krimin.

Vetëm kështu lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin mund të ndahen përfundimisht dhe shqiptarët te kenë klasën politike që meritojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?