PD: ILDKP në sulm ndaj opozitës me porosi të Ramës

ILDKP kallëzon Ridvan Boden. Menjëherë pas padisë ndaj ish ministrit të Financave, Ridvan Bode, një reagim ka ardhur nga PD, e cila ka akuzuar ILDKP si një institucion të kapur dhe që ka vepruar me porosi politike të Ramës.

"Instrumentat e kapura të ILDKP-së shërbyen sot një porosi politike të Edi Ramës, duke sulmuar opozitën. Nuk ka asgjë të vërtetë në atë çfarë deklaron ILDKP-ja për zotin Ridvan Bode.

Z. Bode i ka përmbushur detyrimet për deklarimin e pasurisë sipas ligjit dhe në kohë. Kjo është një përpjekje e dyshes Rama-Meta për të larguar vëmendjen nga dekriminalizimi dhe nga korrupsioni galopant që kanë instaluar në qeverisjen e tyre.

Shashka politike që hodhën sot permes instrumentave të kapur të ILDKP-së nuk do ta fshehë dot zullumin dhe pasuritë kriminale që po vendosin Rama dhe Meta.

Kjo manovër e ulët politike, nuk mbulon dot aferat e Edi Ramës dhe Ilir Metës me koncesionet, tenderat, rryshfetin e përbindshëm, abuzimet me pasuritë e me taksat, shpërdorimin dhe shfrytëzimin për klientelen e tyre të pasurive kombëtare", thuhet në reagim.

SHKARKO APP