PD institucionalizon “Qytetarin Dixhital”

Ish-kryeministri Sali Berisha e ndërthuri në një praktikë zyrtare të punës së tij: “Qytetarin Dixhital”.

Bëhet fjalë për informacione të mundshme që i vijnë deputetit Demokrat në rrjetet sociale dhe që ky i fundit shpeshherë i publikon, pa cituar burimin, duke ruajtur anonimatin dhe pa dhënë shpjegime nëse e kishte verifikuar apo jo përpara publikimit informacionin për të siguruar vërtetësinë e tij.

Nga një njoftim i sotëm mësohet se PD do të ketë një portal per “qytetarin dixhital” dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë zyrtarët e inkriminuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është po kështu një ditë e mirë sepse po fillojnë të kërcasin ingranazhet e krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim nga pesha e ligjit të dekriminalizimit. Partia Demokratike fton të gjithë qytetarët shqiptarë të bëhen pjesë e zbatimit të këtij ligji duke denoncuar pranë një portali të posaçëm që do të hapim që prej ditës së nesërme me informacione konkrete çfarë dinë ata për zyrtarët e inkriminuar në fshatin, qytetin, rrethin, qarkun e tyre, në çdo nivel nga drejtorë e zyrtarë ujësjellësash e deri tek anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, apo ministrat e kabinetit “Rama-Meta”. I ftoj pra qytetarët që duke filluar nga dita e nesërme të bëhen pjesë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Së bashku ta bëjmë këtë ligj efektiv duke i larguar siç e meritojnë nga politika dhe nga vendimmarrja njerëzit me rekorde të tmerrshme kriminale.Le të jetë ligji për dekriminalizimin vendi ku bashkohen“, shkruhej në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?