PD: Ja çfarë diskutoi Basha me zyrtaren e lartë të SHBA

Partia Demokratike, në një njoftim për mediat jep detaje për bisedën telefonike mes kryetarit Lulzim Basha dhe Ndihmëssekretaren e Shtetit Amerikan, Viktoria Nuland.

Njoftimi i plotë i PD:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati sot një bisedë telefonike me ndihmëssekretaren e Shtetit, Viktoria Nuland. Gjatë bisedës zoti Basha e informoi znj. Nuland mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe në veçanti mbi propozimet e Partisë Demokratike për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Zoti Basha rikonfirmoi qendrimin e Partisë Demokratike në mbështetje të formulës së vendeve të rezervuara të propozuar nga SHBA dhe BE që prej muajit shkurt 2016 për institucionet e reja të sistemit të drejtesisë, si dhe e njohu ndihmëssekretaren e Shtetit me zgjidhjet e propozuara nga Partia Demokratike për thjeshtimin e arkitekturës së drejtësisë në funksion të moskapjes politike. Duke theksuar se korrupsioni në drejtësi është produkt dhe pasojë e korrupsionit politik, z.Basha nënvizoi vendosmërinë e opozitës për të garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në veçanti për votimin biometrik dhe elektronik si prioriteti kryesor i demokracisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Victoria Nuland telefonon Bashën: Më 6 qershor, konsensus me Ramën për reformën

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?