PD-ja hap dyert dhe për Foltoren, qytetarët të denoncojnë kundër abuzimit të pushtetit politik

Sali Berisha ka hapur selinë blu si kurrë më parë në historinë e saj. Përveç hapësirës në rrjetin e tij social, Berisha ka vënë në dispozicion të “qytetarit dixhital” edhe Foltoren.

Komisioni i Rithemelimit thotë se do ti japin mundësi çdo qytetari që të bëjnë denoncime kundër qeverisjes dhe padrejtësive.

“”Foltorja Jote”, PD hap dyert dhe Foltoren, për të gjithë qytetarët të cilët duan të denoncojnë dhe të reagojnë kundër abuzimit të pushtetit politik dhe ndaj padrejtësive. Partia Demokratike i fton të gjithë qytetarët duke vënë në dispozicion numrin e kontaktit dhe Foltoren e saj në selinë e PD”, thuhet në njoftim.

Sot është bërë denoncimi i parë nga ish-drejtori i shkollës në Kavajë, Bledar Teferiçi, i cili pretendon se sëbashku me bashkëshorten e tij janë hequr nga puna padrejtësisht dhe transferuar në pozicione të tjera, për shkak të bindjeve politike, dhe duke futur në vend të tyre në punë njerëzit e PS.

SHKARKO APP