PD: Ja kujt po ja jep Rama INSIG-un

Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama do e shesë INSIG-un tek disa blerës të paracaktuar.

“Edi Rama tregoi sot me gisht për një orë rresht popullin e tij si hajdut, në një sallë të mbushur me dhunë me punonjës administrate në orar zyrtar, ndërkohë që ai vetë qëndron në krye të bandës që vjedh dhe gllabëron çdo ditë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.

Së fundmi, Edi Rama ka futur në kthetrat e tij edhe një tjetër pasuri  publike, për ta ndarë me miqtë dhe klientelën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania e sigurimeve INSIG, pritet të privatizohet dhe pronarët e rinj janë paracaktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Procedurat do të jenë të kota e pa vlerë, pasi ky aset shtetëror me vlerë dhjetra milionë euro, do ti jepet miqve të kryeministrit.

Pronarët e rinj të INSIG pritet të jenë Gon Papuli dhe Gaz Demi.

Njëri ndërtues i sarajeve private të Edi Ramës në Dardhë e në Durrës, tjetri me lidhje të forta e së fundmi në ortakëri me Olsi Ramën në biznes.

Ky është një skandal, një akt korruptiv, me fitues të paracaktuar, pjesë e mendësisë së Edi Ramës për të marrë e plaçkitur, për të ndarë me miqtë çdo pasuri publike.

Me dhjetra koncesione e privatizime të kësaj natyre, po bëhen cdo ditë nga Edi Rama me pasuritë e paratë e shqiptarëve.

Eshtë koha, është ora që shqiptarët të reagojnë,” tha zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?