PD-ja mbron profesionet e lira: Protestat, të drejta

Partia Demokratike ka mbështetur protestën e paralajmëruar të 8 shkurtit të avokatëve të Shqipërisë, të cilët janë kundër rritjes së detyrimeve për sigurimet, aplikuar në fillim të këtij viti, duke dalë në mbrojtje gjithashtu të gjithë profesioneve të lira që preken prej kësaj mase të re fiskale.

“PD-ja e konsideron të drejtë protestën e avokatëve ne gjithë Shqipërine dhe mbështet kërkesat e tyre, si të ligjshme e kushtetutese. Vendimi i qeverisë për të caktuar ajo pagën minimale të avokatëve sjell rritjen disa herë të barrës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore, çka është arbitrare, armiqësore, dhe në kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit.

Kjo barrë që Edi Rama ka vënë mbi profesionistët e lirë, është rrënuese për mbi 3000 avokatë efektivë, por veçanërisht mbi avokatët e rinj që sapo kanë nisur punën, çka e bën të pamundur për ta ushtrimin e profesionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e detyrimit per sigurimin shoqëror e shëndetësor deri në 4 herë më shumë, do të bëjë që 60% avokatëve të paguajnë deri në 300 mijë lekë në muaj sigurime, ndërsa 40% deri në 250 mijë lekë në muaj, pavarësisht nëse kanë pasur ose jo të ardhura. Caktimi i pagës për profesionet e lira, që nuk kanë lidhje me shtetin, është e drejtë e tyre kushtetutese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo masë tinzare dhe arbitrare e qeverisë, tregon urrejtjen e Edi Ramës për shtresën e mesme të shoqërisë dhe prek 23 profesione të lira, si avokatët, inxhinierët, dentistët, mjekët dhe të gjitha profesionet e tjera ditë pas dite.

Rritja arbitrare që qeveria ka përcaktuar me masën e qerasë për zyrat, sipas interesit të saj dhe jo sipas tregut, duke ua dyfishuar këtë tarifë profesioneve të lira përmes çmimeve të references, jashtë çdo logjike ekonomike, është një padrejtësi tjetër që me të drejtë avokatët e kundërshtojnë.

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e profesioneve të lira dhe i inkurajon avokatet, si njerëz të ligjit, që të mbrojnë të parët të drejtat kushtetutese, për vete dhe profesionet e tjera të lira në Shqipëri, inkurajon ata të shkojnë deri në mosbindje civile, përballë kësaj qeveria e kryeministri që nuk sheh dhe nuk dëgjon kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Ne nuk do të pranojmë kurrë masa të tilla, taksime të tilla, që tregojnë inat e armiqësi, për këtë shtresë të shoqërisë që e nxjerr vetë bukën e gojës.

Ne jemi të angazhuar dhe do të shfrytëzojmë çdo mjet që profesionet e lira të çlirohen nga këto masa skandaloze të Edi Ramës, që ata të kenë kushtet për taksim të drejtë, të ndershëm e për ta ushtruar profesionin e tyre me dinjitet”, deklaroi lidhur me një situatë të tillë, deputeti demokrat, Eduard Halimi.

 

deputeti Eduard Halimi

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?