”PD-ja u bashkua”, Bardhi dhe Noka në Devoll: Opozita e bashkuar është fituese në zgjedhjet e 2025

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi nga Devolli ndau dy lajme që siç tha ai janë të mira, e para bashkimi i PD dhe e dyta bashkimi i opozitës. Bardhi u shpreh se tashmë është koha për veprim, duke bërë thirrje që të shkohet fshat me fshat dhe qytet me qytet, për të krijuar besimin e qytetarëve. Ai u shpreh se PD dhe opozita në vitin 2025 do të fitojë, por duhet punë dhe kurajo për të mos u dorëzuar.

“Ka dy lajme të mira që lidhen me bashkimin e PD dhe të opozitës, si premisa kërkesa dëshira që vinte nga çdo anëtar dhe simpatizant i PD. Unë jam i bindur se edhe ju ndani të njëjtën vendim që ndoshta për gabimet e lidershipit me përçarjen tonë ne jua shtuam vështirësitë. Ky padyshim është një frymëzim dhe na jep edhe në kurajo që këtë vendosmëri që gjejmë në Devoll ta shtrimë në gjithë Shqipërinë. Nëse ne nisemi punë që sot, derë më derë, fshat më fshat, qytet me qytet dhe nëse arrijmë të fitojmë besimin e qytetarëve, PD, opozita e bashkuar duhet dhe do të jetë fituese në 2025”, tha Bardhi.

Deputeti i Partisë Demokratike së Rithemelimit, Flamur Noka iu bëri thirrje demokratëve dhe gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit. ”Ne sot vijmë para jush me disa rezultate konkrete. Ne sot kemi krijuar një front të madhe rezistencë që do ti shtohen faktorë të tjerë opozitarë, do ti bashkohen qytetarët. Ne kemi një mision dhe në këtë mision nuk do të ndalemi, Misioni unë që në këtë vend të sundojë, ligji, drejtësia, demokracia dhe liria dhe ne do t’ia arrijmë bashkë kësaj ditë”, tha Noka, duke apeluar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit në Tiranë.

SHKARKO APP