PD-ja zyrtare: Të formohet një grup pune për nisjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit

Pas mbledhjes këtë të hënë, grupi parlamentar i PD-së ka dalë me një qëndrim zyrtar sa i takon situatës së krijuar brenda selisë blu, si pasojë e përçarjes dhe humbjes së thellë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në një prej pikave të qëndrimit të mbajtur, theksohet se është e nevojshme të krijohet një grup pune përbashkues që do të ndjekë hapat për certifikimin e anëtarësisë aktuale, zgjedhjet në nivel seksionesh dhe dege si dhe nisjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:

1-Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

2-Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

3-Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:

– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;

– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;

– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

4-Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.

5-Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?