PD: Jemi takuar me Vanhorn, kërkuam qeveri teknike

Partia Demokratike ka reaguar pas postimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ku nënvizohej se nuk ndryshon kurs sa i takon marrëdhënies me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Deputetët e opozitës në takimin që kanë pasur me diplomatët e SHBA-së kanë ngritur shqetësimin për zgjedhjet e 11 majit, përdorimin e pushtetit gjatë procesit elektoral, ndikimin e krimit të organizuar, por edhe sa i përket hapësirës së opozitës në Kuvend.

PD është ankuar edhe për pavarësinë e institucioneve veçanërisht të atyre të drejtësisë, ku kanë kërkuar edhe në këtë bisedë krijimin e qeverisë teknike para zgjedhjeve. Pjesë e takimeve kanë qenë 6 deputetë, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?