PD kallëzon në SPAK ministrin dhe drejtorët e Policisë: Ushtruan dh*në

Grupi parlamentar i PD-së ka bërë kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës kundër Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, drejtorit të Drejtorisë Vendore Tiranë, Elton Alushi dhe zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit.

Për PD-në këta zyrtarë penguan tubimin e djeshëm të opozitës, ushtruan dhunë, duke konsumuar 6 vepra penale. Në kallëzimin e opozitës thuhet se tubimi ishte i ligjshëm, ndërsa pendimi sipas opozitës ishte i kundërligjshëm dhe kriminal. Sipas PD-së dhuna e djeshme në protestë ka qenë e motivuar politikisht.

”Janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe se pengimi nga Policia e Shtetit ishte i kundërligjshëm dhe kriminal. Dhuna e ushtruar ndaj deputetëve, zyrtarëve politikë të opozitës dhe qytetarëve, ka qenë e motivuar politikisht dhe një akt i rëndë kriminal i kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e policisë së Shtetit”,-njofton PD.

Përgjatë 3 orëve opozita zhvilloi dje protestën e pestë në mosbindje civile duke bllokuar 5 nyjat thelbësore të kryeqytetit. Për herë të parë në këtë protestë ishte dhe kreu demokrat Sali Berisha i cili u lirua nga arresti shtëpiak më 27 nëntor.

SHKARKO APP