PD kallëzon penalisht Kokëdhimën për kështjellën ne Qeparo

 

Partia Demokratike depoziton në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal për deputetin Koço Kokëdhima, për shpërdorim detyre, ndërtim të paligjshëm, pushtim toke e dëmtim mjedisi. Kallëzimi ka të bëjë me ndërtimin e një hoteli në plazhin e Qeparosë.

PD thotë se Kokëdhima ka shkelur 10 ligje dhe 2 plane urbane me ndërtimin e tij buzë detit. Sipas PD, kallëzimi vjen për shkak se edhe pse është dënoncuar publikisht paligjshmëria e këtij ndërtimi, autoritetet nuk kanë ndërhyrë për ta prishur siç kanë vepruar me rastet e tjera, pasi Kokëdhima mbrohet nga kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD shpreh besimin se në këto kushte Prokuroria do të bëhet garante e zbatimit të ligjit. Opozita prej kohësh ka depozituar edhe një kërkesë për t'i hequr mandatin deputetit Kokëdhima, pasi e akuzon se ka përfituar fonde publike me anë të kompanisë Abissnet edhe pasi ishte mandatuar si deputet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?