PD: KAS u bë sot palë me pushtetin në blerjen e votave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas refuzimit që Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve u bëri sot, provave të sjella nga PD, lidhur mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit.

“Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. 3 anëtarët e zgjedhur nga PS refuzuan, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve”,– tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhi tha se i njëjti institucion është përgjegjës dhe për fletën e votimit që u bë ndërlikuar dhe prodhoi 85 mijë vota të pavlefshme. “Ky është një akt i përsëritur, kur shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor. Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit. Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS”,- tha Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS)

Koli BELE (Propozuar nga PS)

Ilirjan RUSMALI (PS)

Elvin LAKO (PS)

Elvis ÇEFA (PD)

Ledio BRAHO (PD)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?