PD kërkon arrestimin, Veliaj: Opozita është një teatër më vete
Në një kohë që PD-ja kërkon arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kjo pas vendimit të gjykatës Kushtuese për Teatrin Kombëtar. Selia blu është shprehur publikisht se qeveria dhe Veliaj dështoi dhe madje ky i fundit duhet arrestuar nga SPAK. Për ”TCH”, Veliaj thotë se opozita është një teatër më vete.
”Opozita është një teatër më vete, vërtet s’kemi pas teatrit po Lulzim Basha na ka dhuruar një teatër shumë ngazëllyes, fushata ishte një gallatë e pafundme, mezi po prisja të mbaronte , nuk po mbaronin gafat dhe memet, dhe kjo është pjesë atij e atij Teatri.
Për të mbajtur vëmendjen larg, dielli nuk mbulohet me shosh, kjo parti s’ka asgjë për të thënë që Sali Berisha që është pronari i vërtetë i partisë që është persona non gratta dhe është gati të merret me çdo temë, ti bashkëngjitet cdo hajvani që merr mikrofonin dhe i thotë do pushtojmë ambasadën amerikane, Soreca është agjenturë e bashkisë, këta nuk udhëheqin këta ndjekin, ose nëse Luli udhëheq, udhëheq nga prapa.
Basha nuk është lider ai vetëm ndjek kauzat e kllounëve të veta. Për sa kohë që pronari i vërtetë është persona non gratta dhe kjo parti nuk ka folur për një vendim të shumë të rëndësishëm, dhe unë vetë nuk kisha folur se nuk merrem me humbësin, kalit të ngordhur nuk i gjuhet, por ky kalë i ngordhur në shtëpinë e PD nuk mund të injorohet dhe për këtë s’kanë asnjë fjalë. Unë PD e kam mundur, më hanë duart për punë të bukura, kam fituar 12 gjyqe ndaj tyre, punë është më e fortë se dhuna”,-tha Veliaj.