PD kërkon komisionin hetimor për çështjen ”McGonigal”, Rama: Nuk ka shans ta pranoj

Opozita në Kuvend kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor në lidhje me dosjen ”McGonigal” dhe lidhja që ka kryeministri Edi Rama me atë. Kreu i qeverisë thotë se nuk ka asnjë shanc që ta pranojë ngritjen e këtij komisioni.

Pjesë nga intervista 

Fevziu: Përse nuk e pranoni komisionin hetimor për çështjen McGonigal?

Rama: Për çfarë? Nuk jemi në pikën që unë pretendoj se ju merreni me trafik droge dhe unë hetoj. Kjo ndodhte në kohën e diktaturës, që unë ngre akuzën dhe pastaj kërkoheshin provat.

Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse ky është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale.

Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristal Ramës, por djali i satanait. Këtë të drejtë ta mbajnë për vete dhe ata që ju besojnë t’i venë nga pas, por nuk kanë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë.

Fevziu: Nuk do ta pranoni komisionin?

Rama: Nuk ka shans.

SHKARKO APP