PD kërkon ngritjen e komisionit për dekriminalizimin
Partia Demokratike depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e dy komisioneve parlamentare, njëri për dekriminalizimin dhe tjetri për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve
“Kërkuam ngritjen e dy komisioneve për marrëveshjen e arritur. Një komision për dekriminalizimin që e kemi përparësi dhe çështja tjetër për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese", tha Paloka.
Më tej, Paloka bëri me dije se gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve është diskutuar për ndryshimet mbi rregulloren për numrin e deputetëve në Komisionet Parlamentare, ndërsa shtoi se nuk është prekur çështja e Kodit Zgjedhor.
“Nuk është prekur Kodi Zgjedhor, u ngrit diskutimi për ndryshimin e numrit të deputetëve në Komision. do ta shikojmë këtë vendim. Ajo që ne kërkojmë është që vendimi të zbatohet sikundër është, pra në bazë të konfigurimit parlamentar”, tha Paloka, duke shtuar se ka kanë kërkuar edhe shtyrjen e afateve për 2 komisione që ishin miratuar në kohën që ata nuk kanë qenë të pranishëm në Parlament.
“Ne vazhdojmë të kemi përparësi dekriminalizimin dhe ngjarjet e kohëve të fundit po e nxjerrin si të tillë në qëndër të vëmendjes në Shqipëri.
Çështja tjetër është ajo e nënshkruar në marrëveshje lidhur me zbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese dhe të komisioneve hetimore. S
Sot nuk patëm një përgjigje nga mazhoranca, pasi ka një periudhe prej dhjetë ditësh që duhet për të shqyrtuar kjo kërkesë, por besoj se nuk do të ketë kundërshtime, pasi është gjeja më normale, ndërsa në të kundër do të kishim shprehje të një vullneti kundër marrveshjes, por e përsëris se nuk do të ketë reagime të tilla.
Shpresojmë të fillojmë punën sa me shpejt. Në Partinë Demokratike janë ngritur tashmë grupet që po shohin dhe shqyrtojnë legjislacionin lidhur me keto dy ceshtje. Besoj se do të këmi bashkëpunimin e mazhorancës dhe komisionet të ecin shpejt”, tha Paloka.