PD kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore, Haki Çako: Nuk plotësohet asnjë kriter
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj bashkë me disa deputete të grupit të tij, kërkuan sot shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet (Durrës, Shkodër dhe Lezhë) që janë prekur nga përmbytjet.
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako thotë se situata në vend nuk plotësohet asnjë kriter për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Çako shton se për sa kohë përmbytjet janë të menaxhueshme, të gjitha kapacitete e shtetit janë në dispozicion dhe situata është drejt përmirësimit nuk ka asnjë arsye për ta shpallur gjendjen e fatkeqësisë.
”Në rastin aktual nuk jemi në asnjë kriter për sa kohë përmbytjet janë të menaxhueshme, të gjitha kapacitetet e shtetit, të pushtetit vendor janë në dispozicion. Ajo që është më pozitivja që situata është drejt përmirësimit, niveli në Drin, Bunë, Gjadër dhe Kir është në rënie. Ligji i ka të qarta kriteret për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë dhe zotërinjtë deputetë i njohim mirë se e kanë votuar vetë ligjin. Edhe një element tjetër; të gjitha dispozitat e BE kanë të specifikuar mënyrën si funksionin shteti, njësitë e pushtetit vendor”.