PD kërkon zgjatjen e hetimit për ‘TIMS’, Salianji: Dëshmitë e zyrtarëve të lartë kanë qenë kontradiktore

Po mbahet ditën e sotme mbledhja e Komisionit hetimor në lidhje me të dhënat e “TIMS”.

Gjatë mbledhjes PS ka kërkuar përfundimin e hetimit, ndërsa PD ka kërkuar zgjatjen e procesit hetimor.

Kryetari i komisionit Ervin Salianji, tha gjatë fjalës së tij teksa kundërshtonte përfundimit e hetimit, se dëshmitë e zyrtarëve të lartë kanë qenë kontradiktore dhe duheshin thirrur edhe dëshmitarë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kanë dalë të dhëna të llahtarshme që duhen të hetohen dhe persona që s’duhet të shmangen nga hetimi që ju ka dalë emri gjatë dëshmive. Dëshmitë e zyrtarëve të lartë kanë qenë kontradiktore, për këtë arsye duhej të kishim thirrjen e dëshmitarëve të tjerë”, tha Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?