PD: Kthehemi në tryezë, PS tërhoqi draftin

Në kryesinë e Kuvendit ka përfunduar takimi i ambasadoreve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, me ekspertë të opozitës dhe mazhorancës për reformën në drejtësi.

Zhvillimi i fundit nga ky takim është se Opozita kthehet në tryezën e ekspertëve për reformën në drejtësi. Burime pranë PD bëjnë me dije se  kthimi në tryezë vjen pas tërheqjes së mazhorancës nga drafti per reformën në Drejtësi.

Alibeaj: U ra dakord së pari për tërheqejn e draftit të pakonsultuar që qarkulloi ditët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së dyti u ra dakord që dokumenti i vetëm që do të diskutohet për të arritur draftimin e reformës kuishtetuese në drejtësi do të jetë ai i Opinioneve të Komisionit të Vencias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së treti, u ra dakord që në kushte barazia ekspertët e opozitës dhe të qeverisë të vijojnë punën e tyre të përbashkëta për të draftuar rekomandimet e komisonit të venecias, rekomandime të cilat mund të jenë të tilla që mund të ofrojnë disa variante që mund të jenë të përbashkëta me ekspertët e qeverisë dhe opozitës, opinione këto që duhet të respektojnë 100% opinionet e Komisionit të Venecias.

Ndërsa burime brenda së majtës thuhet se diskutimi do të fillojë te neni 23, ku do të dëgjohen edhe pretendimet e ekspertëve të PD. Sipas të majtëve rishikimi i amendamenteve do të monitorohet nga ndërkombëtarët.

Në takimin në Kryesi bashkë me kryetarin e   Komsionit Parlamentar  Fatmir Xhafaj dhe deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, ishin të pranishëm ekspertët e nivelit te lartë Sokol Sadushi, Gent Ibrahimi dhe ata të Partisë demokratike ,Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë pritet që grupi i ekspertëve të mblidhen në orët e pasdites dhe puna do nisë te zgjedhja e krerëve të institucioneve Kushtetuese.

Puna e tryezës së ekspertëve u ndërpre disa ditë më parë pasi opozita kërkonte që krerët e insitucioneve kushtetuese të zgjidhen me 2 /3 e votave në Parlament.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?