PD: Kullën te aneksi i “Qemal Stafës” Rama ia dha Hakmarrjes për Drejtësi dhe Shullazit
Partia Demokratike vendosi më në fund të bëjë publik emrin e “bandës” që ajo tha dy ditë më parë se do të ndërtojë një kullë në aneksin e stadiumit “Qemal Stafa”. PD tha sot se leja i është dhënë Hakmarrjes për Drejtësi. Por sipas saj, në këtë projekt Rama ka bërë bashkë “Hakmarrjen” me Shullazin.
“Edi Rama po fsheh planin e tij, për të kthyer në pallat fushën tek aneksi i Stadiumit Qemal Stafa, për të ndërtuar një kullë betoni ku besohet se kumbari ka bashkuar interesat e dy bandave të tij të preferuara. Të Shullazit dhe Hakmarrjes për Drejtësi. Ne e denoncuam dy ditë më parë këtë projekt kriminal të Edi Ramës. Ai heshti. Heshti, sepse ai është arkitekti i zhdukjes së kësaj hapësire, i kthimit të saj në një masiv betoni për interesat e tij dhe të bandave të tij”, thuhet në deklaratën e sotme të Partisë Demokratike.
Në denoncimin e dy ditëve më parë PD theksoi se nga administrata Basha në Bashkinë e Tiranës, kjo sipërfaqe ishte vendosur të lihej hapësirë publike. Por me marrjen e bashkisë nga Erion Veliaj, Rama ka vendosur ta japë për ndërtimin e një pallati shumëkatësh, duke e betonizuar edhe këtë pjesë.
KOHA JONË SONDAZH

