PD: Kush refuzon testin e drogës, do trajtohet si përdorues

 

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend dy amendamente që kanë lidhje me marrëveshjen për dekriminalizimin.

Amendamentet e opozitës të firmosura nga deputeti Oerd Bylykbashi lidhen me testin e drogës, sipas të cilit nëse refuzohet testi i drogës, personi do trajtohet si përdorues i saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, në amendamentet e opozitës, të cilat përmbajnë disa pika, ndër të tjera thuhet:

Swiss Digital Mobile Reklama

Përdorimi i substancave narkotike përbën kusht pengues për t’u mbajtur, për t’u zgjedhur apo për t’u emëruar në funksione publike. Në fillim të legjislaturës, çdo deputet duhet të paraqesë në  Kuvend një formular që përmban rezultatet laboratorike për përdorimin e substancave narkotike. Në rast refuzimi për nënshtrimin e testit atëherë Komisioni i Mandateve rekomandon edhe refuzimin e mandatit për atë deputet.  Analizat do të kryhen nën administrimin e strukturave të posacme pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Në rast refuzimi personi trajtohet si përdorues i substancave narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?