”PD, larg 22 marsit të 1992”, Preç Zogaj: Berisha lider që e ka mbyllur ciklin
22 marsi trokiti sërish, por për demokratët kjo datë nuk ka entuziazmin e fitores se vitit 1992 që solli në pushtet për herë të parë Partinë Demokratike.
”Sali Berisha e personalizoi fitoren, me të tjerë njerëz fitoi dhe me te tjerë njerëz e beri bërthamën e qeverisjes dhe me kalimin e kohës ky personalizim i fitores prodhoi si efekt te parë humbjen e Partisë Demokratike për tre muaj”,-shprehet Preç Zogaj, themelues i PD.
Sali Berisha i cili po jeton brenda katër mureve të banesës së tij, u mjaftua me disa rreshta në Facebook ku bëri një kronologji të ngjarjeve duke i dhënë jehonë arritjeve, por edhe gabimeve mes tyre skemat piramidale të 97.
3 dekada pas fitores se zgjedhjeve te para pluraliste demokratët ndodhen në opozitë dhe në një luftë të ashpër brenda llojit për vulën dhe logon e partisë.