PD lë komisionet: Meta të iki! Xhafaj: Mos flisni para drejtësisë

Opozita ka vijuar sërish lojën e saj. Të shkoj në komisionet parlamentare, të kërkoj largimin e kreut të Kuvendit edhe të largohet. Edhe këtë të mërkurë axhenda e komisioneve parlamentare është bojkotuar nga deputetët e opozitës. Në Komisionin e Ligjeve deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani tha se nuk mund të vijojë axhenda normale e diskutimit të projektligjeve në komisione, në kushtet kur sipas tyre kreu i Kuvendit Ilir Meta është i përfshirë në planin për vrasjen e dy deputetëve, Tom Doshit të përjashtuar nga PS dhe deputetit demokrat Mhill Fufi. Deputeti demokrat Arben Ristani tha: “Ju e dini qëndrimin tonë, axhenda nuk mund të vijojë pa dorëheqjen e Metës. Kryetari i Kuvendit akuzohet për vrasje. Bashkohuni me ne dhe ju thërritini logjikës”, ndërsa kreu i komisionit Fatmir Xhafaj ju kundërpërgjigj duke thënë se: “Kjo është absurde, të flasë drejtësia pastaj ju”. Edhe në komisionin e Politikave të Jashtme opozita nuk ishte e pranishme qe nga nisja e mbledhjes. Ndërkohe gjatë seancës dëgjimore me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, komisionit i është bashkuar Shpëtim Idrizi i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, në koalicionin opozitar. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?