PD letër SHBA-BE: E kap dekriminalizimi, t’i hiqet mandati kreut të Bashkisë së Matit
Partia Demokratike i është rikthyer këtë të premte akuzave ndaj kreut të Bashkisë së Matit, Agron Malaj. Mësohet se selia blu u ka dërguar një letër ambasadorëve të SHBA-BE-së në Tiranë, ku i vë në dijeni për hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme, sektori i dekriminalizimit për Arben Malajn.
Referuar verifikimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, Agron Malaj, kryebashkiak i Matit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë në letër se ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike për një dënim të tillë, edhe kur e ka deklaruar atë në formularin e dekriminalizimit.
Nga ana tjetër, PD-ja kërkon mbledhjen e KQZ-së sa më shpejt për ta shkarkuar.