PD liston 9 kushtet e Gjermanisë: Rama pengesë për plotësimin e tyre, ndaj u refuzua sërish nga BE

Partia Demokratike ka listuar 9 kushte, sipas saj të Bundestagut gjerman për Shqipërinë për çeljen e negociatave me BE. Sipas PD, Rama është pengesë për plotësimin e këtyre kushteve dhe ndaj u refuzua nga BE.

“Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon nga 9 kushtet e Gjermanisë:
Edi Rama është pengesë për plotësimin e këtyre kushteve!
Atij i mungon dëshira dhe vullneti për progresin e Shqipërisë, prandaj u refuzua sërish nga BE.
Shqipëria nuk mund të jetë më peng i dështimit dhe mashtrimeve të një njeriu.
Për një Shqipëri si gjithë Europa!

1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
2. Miratimi i Reformës Zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.
3. Zbatimi i Reformës Zgjedhore.
4. Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave.
5. Funksionimi i Prokurorisë Speciale për Luftën ndaj Korrupsionit (SPAK).
6. Rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ndjekja penale e zyrtarëve të nivelit të lartë.
7. Përparime në Reformën e Administratës Publike dhe ndëshkimi i zyrtarëve të lartë që kanë shkelur ligjin.
8. Ndjekja penale e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut.
9. Sqarimi përfundimtar i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe përsëritja e tyre në përputhje me reformën zgjedhore, me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”, deklaron PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?