PD marrëveshje me PDIU, Idrizi: Aleancë kundër Ramës, po tenton që të bëhet sulltan

Edhe PDIU ka arritur një marrëveshje me PD-në. Pas takimit me Lulzim Bashën në selinë blu, Shpëtim Idrizi për mediat tha se kjo aleancë është kundër Edi Ramës, që për të po tenton që të jetë sulltan.

”Aleancë e natyrshme sepse ndajmë konsideratat të përbashkëta. Shqipëria është në krizë, një gjë jua them shumë hapur nuk është aleancë kundër PS, por për 1 njeri të vetmin, që tenton të jetë sulltan. Shqiptarët po largohen ne kemi nevojë që ti japim një shpresë. Ai po i jep çdo gjë 5 vetave. Në fakt Shqipëria fiton dhe kjo është e rëndëisishsme. Është aleancë kundër një personi të vetëm. Është njeriu më servil kur vjen puna te të huajt, hesht si greku më i mirë”.

SHKARKO APP