PD mbledh aleatët, opozita mungon në Komisionet Parlamentare
Opozita ka munguar sot në Komisionet Parlamentare, si pasojë ka sjellë edhe moszhvillimin e punimeve në disa komisione.
Nuk dihet se kush do të jetë qëndrimi i opozitës, ndërkohë që kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatët e tij. Në takim janë kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i LZHK, Dashamir Shehi dhe ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri.
Opozita nuk ka qenë e pranishme sot në Komisionin e Ligjeve dhë Komisionin e Sigurisë.
Po ashtu deputetët e opozitës munguan edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku po zhvillohet një dëgjesë me Kreun e Entit Rregullator të Ujit.
Gjatë raportimit të tij, kreu i ERRU, Avni Dervishi ka deklaruar se janë rishikuar penalitetet për operatorët e licencuar.
“Në vendin tonë operojnë 57 operatorë”, tha Dervishi.
“Fokusi ynë gjatë 2015 –tha Dervishi- ka qenë mborjtja e konsumatorit”
KOHA JONË SONDAZH

