PD mbledh Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve

Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet tek Pallati i Kongreseve. Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 10:30 të mëngjesit, ku demokratët do të mblidhen sërish pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Detajet bëhen të ditura nga sekretariati organizativ i PD i cili në një mesazh drejtuar anëtarsisë u kërkon atyre të jenë prezentë dhe të pajisen me kartë identiteti.

”I nderuar anëtar i Kuvendit Kombetar te PD, Ju njoftojme se mbledhja e Kuvendit do te zhvillohet diten e shtune, date 17.07.2021, ora 10:30, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve ne Tirane. Ju lutemi te jeni prezent dhe me vete te keni karten tuaj te identitetit. Sekretariati Organizativ i Partisë”.

Kujtojmë që gjatë rendit të ditës së Kuvendit Kombëtar do të informohet për masakrën zgjedhore të 25 Prillit dhe do të përcaktohen linjat kryesore të strategjisë politike të PD.

Në pikën e dytë është parashikuar që të vlerësohet mundësia për ndryshime në statutin e PD-së. Në pikën e tretë të rendit të Kuvendit është përcaktuar zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD-së që aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani.

SHKARKO APP