PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, ja temat kryesore që do të diskutohen
Partia Demokratike pritet të mbledhë sot Këshillin Kombëtar, ku pritet të diskutohet në lidhje me situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 janar, shqyrtimin e miratimin e rregullores së brendshme dhe ndarjen e detyrave për anëtarët e këtij Këshilli.
Takimi do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16 e 30, ndërsa lajmi u konfirmua më herët nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili theksoi se në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, mbledhja e Këshillit do të zhvillohet me rend dite si më poshtë vijon:
Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.
Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitur nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.
Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.