PD mbron Endira Bushatin

Deklarata e deputetit të PD Luçiano Boçi

Prokurori Enklid Gjini, ndryshe i njohur si Prokurori i Konstandinit të Partisë, që bëri lehtësitë maksimale për të, edhe pse djali i miqve të Edi Ramës mori jetën e 4 personave, sot sërish nën urdhrat e partise, kujtohet pas 2 vitesh për të dërguar për gjykim anëtaren e Kryesisë së PD-së, kryetaren e Departamentit për Administratën Publike, Endira Bushati.

Ky procedim penal i nisur që në vitin 2014 që në fillimet e tij kishte vetëm një qëllim: mjetin e fundit për të kapur Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe shkarkimin e paligjshëm të kryetares së atëhershme të AMA-s. Të gjithë e mbajnë mend, sesi mazhoranca e ​Ramës, u bë qesharake në përpjekjet e saj për të ndërprerë mandatin e kryetares së AMAs dhe për t’ia dhuruar këtë institucion klientëve të vet mediatikë. Pasi dështoi me 2 amendime ligjore dhe 3 memo, në vitin 2014, Rama dhe klientët e vet mediatikë, gjetën “prokurorin e duhur”, për të përdorur mjetin e fundit, atë të pezullimit nga detyra të kryetares së institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe pasi Gjykata e Apelit e riktheu në detyrë Endira Bushatin, në panik dhe në urgjencë, jashtë rendit të ditës së seancës plenare të Kuvendit, zgjodhën në krye të AMA-s, në kundërshtim flagrant me ligjin, njeriun e klientit mediatik. Por, nuk u mjaftuan me kaq. Pasi ky prokuror për një vit rresht nuk kreu asnjë veprim hetimor dhe asnjë njoftim, në kundërshtim flagrant me Kodin e procedurës Penale, u kujtua ta dërgojë atë në gjykatë me një akuzë qesharake të formuluar në zyrat e televizioneve klienteliste të Ramës. Akuza se, AMA ka lejuar piraterinë, sepse ka detyruar televizionet kabllore që të mbartnin hapur dhe falas televizonet kombëtare, të cilat nuk shtrihen në 80 % të territorit sic e përcakton ligji, jo vetëm është qesharake nga pikëpamja juridike, por dëshmon dhe se prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim, por vetëm është perdorur  politikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?