PD mbron Kreshnik Spahiun: Arrestimi i tij, politik
Ndalimi i kryetarit të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu pas bllokimit të hyrjeve të Bashkisë së Tiranës në shenjë proteste nga mbështetës të kësaj partie, ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike.
Edhe pse PD-ja në të kaluarën e ka sulmuar Aleancën Kuq e Zi dhe kreun e saj, këtë herë selia blu duket se i ka shkrirë akujt dhe ka marrë në mbrojtje drejtuesin e AK-së.
Ish-minsitri i brendshëm i PD, Flamur Noka, tha në një deklaratë për mediat se veprimi i sotëm ëhstë tregues i rrëzimit të shtetit ligjor.
“Sot shteti ligjor ka rënë. Dita e shtetit ligjor nuk ekziston më. Të arrestosh për protestë do të thotë se po kthen kohën e diktaturës. Arrestohet kreu i një partie në zyrë si të ishte kriminel, ndërkohë që trafikantë vrasës hanë e pinë me qeveritarët. Nuk besoj që të jetë arrestuar qoftë edhe një kriminel në tre vite. Kjo është çmenduri, nuk mund të ndodhë në një shtet demokratik”, tha Noka.
KOHA JONË SONDAZH

