PD me 4 nënkryetarë të rinj, zgjidhet nënkryetari i Kuvendit dhe kreu i grupit Parlamentar

Rifreskim të posteve do të ketë edhe në selinë blu, rikonfirmime dhe ndryshime pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Pas 8 viteve në karrigen e nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho dhe Edi Paloka nuk do ta kenë më postin në shtator.

Këto dy emra do të zëvendësohen nga Enlekejd Alibeaj, i cili do të propozohet edhe si nënkryetar i Kuvendit, dhe Alfred Rushaj i cili krahas postit të nënkryetarit do të jetë edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Jorida Tabaku, që do të angazhohet në marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe Grida Duma, do të jenë po ashtu nënkryetare të PD-së. Në postin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, rikonfirmohet Gazmend Bardhi.

Ende nuk janë bërë publik emrat që do të jenë në krye të sekretariateve të tjera të rëndësishme për organizimin e partisë demokratike përfshirë sekretarin organizativ, sekretarin për çështjet ligjore, sekretarin për çështjet zgjedhore apo atë për burimet njerëzore.

Paloka dhe Spaho nuk pranon kritikat e shkruara nga Gazment Bardhi për rezultate të dobëta në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk dihet nëse është kjo arsyeja pse ata nuk do të jenë më nënkryetarë, apo vërtet PD-ja ka nevojë për rifreskim.

SHKARKO APP