PD mund të mos regjistrohet, Celibashi miraton nesër komisionerët për zgjedhjet lokale
KQZ do të marrë në shqyrtim tre projektvendime që lidhen me emërimin e anëtarëve dhe sekretarët e KZAZ të propozuar nga Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Partia e Lirisë e Ilir Metës.
Në faqen zyrtare të KQZ-së janë zbardhur vetëm tre projektvendime që pritet të miratohen të mërkurën në mesditë, ndërsa nuk është përfshirë asnjë dokument i ngjashëm për listën e propozuar nga Sali Berisha dhe atë të Enkelejd Alibeajt të dy me lista paralele (përmes përfaqësuesve të tyre) për emrat e anëtarëve te KZAZ-ve dhe sekretarët.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pak ditë më parë pranoi se ka një kleçkë në regjistrimin e listës brenda PD-së duke kujtuar se është i detyruar të zbatoje ligjin porse nuk mund t’i shmangej as realitetit politik. Celibashi la të hapura të gjitha mundësitë (përfshirë edhe mos regjistrimin) për sa kohë që vetë gjykata nuk ka folur për këtë çështje.