PD ”ndez motorët” për zgjedhjet, Berisha ndan grupet e punës

Partia Demokratike ka ndezur motorët për zgjedhjet e ardhme lokale që do të mbahen në vitin 2023. Pas mbledhjes së Kryesisë së thirrur nga Sali Berisha, janë mësuar edhe sesi do të jenë deputetët në terrem. Tirana do të ndahet në 5 zona elektorale. Kryetarët e Grupeve të Punës që do të drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike:

Qarku Kukës-Isuf Çela
Qarku Dibër-Xhelal Mziu
Qarku Shkodër-Bardh Spahia
Qarku Lezhë-Jozefina Topalli
Qarku Durrës-Oerd Bylykbashi
Qarku Berat-Tomorr Alizoti

Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona

Zona 1-Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4
Zona 2-Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12
Zona 3-Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16
Zona 4-Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11
Zona 5-Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë , Kavajë dhe Rrogozhinë

SHKARKO APP