PD ndryshon strategji, kërkon dorëheqjen e përkohshme të Metës
Opozita duket se ka ndryshuar strategji. Duke qenë se protestat e saj të përditshme janë të vakëta dhe në to marrin pjesë jo më shumë se 100 veta, ajo kërkon dorëheqjen e përkoheshme të kryeparlamentarit Ilir Meta.
Deputetët demokratë, sipas ABC, janë dakord me dorëheqjen e përkohshme të Metës, deri në mbylljen e hetimeve për akuzat e Tom Doshit. Ata i referohen deklaratës së një deputeti gjerman, Roderich Kiesewetter, që pas takimit të djeshëm me Bashën në Berlin, ka thënë se se në raste akuzash të rënda, mund të mendohet mundësia e lënies përkohësisht vakant të postit.
Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar se nesër do të bllokojë parlamentin, duke nisur që nga ora 09:30.
KOHA JONË SONDAZH

