PD: Në shtator, Rama urdhër për të “fshirë” mësuesit “e pabindur”

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se përmes një urdhri dërguar drejtorive arsimore nëpër rrethe po bën gati shkarkimin e mësuesve kryesisht të asaj kategorie që ka të dhënë se nuk janë me PS-në.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka deklaruar se, “tashmë është përgatitur fshesa për mësuesit”. Më tej ai tha se para fillimit të vitit të ri shkollor,  “Edi Rama synon të kapë arsimin dhe të punësojë vetëm militantët e tij. Kjo është një goditje fatale që po i bëhet sektorit të arsimit”, theksoi Boçi.

SHKARKO APP