PD: Negociata deri më 6 prill me aleatët

Partia Demokratike mblodhi sot aleatët për të diskutuar mbi bashkëpunimin elektoral të zgjedhjeve të 21 qershorit.  Në një njoftim të PD-së thuhet se negociatat me partitë aleate do të vazhdojnë deri më datën 6 prill.

“Tryeza e koalicionit opozitar shpreh vullnetin politik që bazuar në parimet e transparencës, kolegjialitetit, proporcionalitetit dhe bashkëqeverisjes, koalicioni të dalë me kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, me objektiv fitoren e këtyre zgjedhjeve. Tryeza e koalicionit të opozitës shqiptare vendosi të zhvillojë negociata deri me datë 6 prill 2015 dhe bazuar në parimet e sipërpërmendura të materializojë marrëveshje dy palëshe të çdo subjekti të koalicionit me Partinë Demokratike”,- thuhet në njoftim. 

SHKARKO APP