PD: Nenet e ‘5 Qershorit’ për koalicionet, të paprekshme! Nesër qëndrimi i opozitës për Këshillin Politik dhe hapjen 100% të listave
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, thekson se nenet e marrëveshjes politike të 5 qershorit për koalicionet parazgjedhore janë të paprekshme.
“Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme! Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve”,- shprehet Gazment Bardhi.
Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme! pic.twitter.com/qwmO7qJbaM
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) July 30, 2020
KOHA JONË SONDAZH

