PD ngre Sekretariat për Aksionin Qytetar

Kryetari i Partisë Demokratike emëroi Ervin Salianjin, Sekretar për Aksionin Qytetar.

“Ky sekretariat do të jetë në funksion të qytetarëve, zërit të tyre dhe nxitjes së tyre për mobilizim dhe aksion kundër arrogancës qeveritare, korrupsionit dhe padrejtësive.

Zoti Salianji vjen nga një përvojë në këtë drejtim, ku si koordinator i Partisë Demokratike dhe drejtues i Departamentit për të Drejtat e Njeriut ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe problematikat e tyre,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ervin Salianji ka përfunduar studimet e larta për Drejtesi dhe aktualisht po përfundon doktoraturën në të drejtë publike/kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitet 2011-2014 ishte avokati i qytetit të Tiranës.

Në vitin 2013 u emërua koordinator për çështjet ligjore në Partinë Demokratike.

Salianji është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ishte kandidat për kryetar të Forumit Rinor të PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?