PD nis sot fushatën/ LaCivita shpërndan VIDEO-n: Kush është bufi dhe kush është miu

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje një video në platformën X, ku shfaqet një buf që ha një mi.
“Kush është bufi dhe kush është miu” -shkruan LaCivita me ironi.
Who’s the “Owl” and who’s the mouse ….#Albania pic.twitter.com/A98EzZQ0VB
— Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) April 10, 2025
Partia Demokratike nis sot në orën 19:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’ fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Kryetari i opozitës, Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita.