PD: Nuk do të realizohet, asnjë projekt “3D” i qeverisë Rama
Projektet rrugore “me koncesion dhe çmim stratosferik” të qeverisë aktuale nuk do të realizohen. Ky është premtimi i Partisë Demokratike, me anë të një postimi në Twitter të Alfred Rushaj, që drejton fushatën e PD-së.
Sipas tij, Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër “veç të premtojë rrugë 3D”.
“I vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qendrore dhe propaganda e dalë boje. Asnjë rrugë e premtuar me koncesion dhe çmim stratosferik, asnjë projekt në 3D që vjedh xhepat e shqiptarëve dhe asnjë hajdutëri e re e projektuar nuk do të realizohet”, deklaroi Rushaj..
Projekti i fundit infrastrukturor i prezantuar nga qeveria Rama ka qenë autostrada Milot-Fier, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian.
(1/2) Në grahmat e fundit të qeverisë në largim, Edi Ramës s`i ka mbetur gjë tjetër veç të premtojë rrugë 3D.
Në ditët e fundit të qeverisjes së dështimit, i vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qëndrore dhe propaganda e dalë boje. pic.twitter.com/bctgYPgLiR— Alfred Rushaj (@AlfredRushaj) July 4, 2020