Basha: Nuk ka gjethe fiku që mbulon mëkatet  e Tahirit

Partia Demokratike reagoi sot për mbylljen e hetimeve për akuzat që ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani, ka bërë në adresë të ministrit Saimir Tahiri. Zagani pretendonte për lidhje të ministrit me trafikantë të drogës.

Por Prokuroria e Fierit nuk ka gjetur asnjë provë në deklaratat e ish-oficerit. Kreu i PD, Lulzim Basha e reagoi sot ndaj vendimit të Prokurorisë. Sipas saj, mafia sundon shtetin dhe drejtësinë që për PD ka mbyllur nën presion hetimet.

Deklarata e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka gjethe fiku, as prokuror mercenar, as gjykates nen presion qe mbulon mekatet-krime te Tahirit. Cdo shqiptar e di sot se Audi i tij me imunitete ministrore ishte taksia me e famshme e droges ne aksin Fier-Vlore, nje implikim skandaloz ne narkotrafik qe ne fund u detyrua ta pranoje dhe vete ministri i Rames ne Top Story.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky eshte vetem nje episod i serialit te gjate e te pandalshem te paktit Tahiri-krimi, ku nje nga kulmet ishte dhe zhdukja e provave permes zjarrvenies ne laboratorin e policise.

Ajo qe valevit pa turp sot si certifikate integriteti, eshte vecse deshmi se ku eshte katandisur vendi me kete qeveri mafioze qe sundon me krimin, dhe qe ka sherbetoret e vet ne drejtesi, gjyqtare dhe prokurore te korruptuar e te perulur para baroneve e kumbareve ne qeveri nga njera ane, e gjakpires te qytetareve nga ana tjeter. Ky soj mercenaresh ne drejtesi eshte drejtesia e kapur qe kerkon Edi Rama”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?