PD: Nuk kërkojmë imunitet për ish-ministrat tanë
Partia Demokratike i quan spekulime lajmet se heqja e ish -ministrave nga hetimi i prokurorisë speciale, është pjesë e paktit të saj me mazhorancën.
Në ndryshmet kushtetuese si pjesë e reformës në drejtësi përjashtohet hetimi i ish-ministrave që kanë shërbyer 3 vjet më parë.
Deklarata e plotë e PD:
“Partia Demokratike hedh poshtë spekullimet në media, të servirura dhe të orientuara nga Edi Rama, lidhur me reformën në drejtësi, sikur PD po kërkon imunitet për ish-zyrtarët e saj.
Këto janë shpifje të ulëta dhe përpjekje e mjerë e Edi Ramës për të gjetur një armik për reformën në drejtësi, por armik tjetër kjo reformë përveç tij nuk ka.
Partia Demokratike e thekson se është për hetim të plotë të zyrtarëve të lartë, të ish-zyrtarëve të lartë, të çdo funksionari e ish-funksionari, pa asnjë lloj kufizimi kohor apo të çfarëdolloji tjetër.
I vetmi kusht që ka pasur dhe ka Partia Demokratike për reformën në drejtësi është që ajo të mos kapet poltikisht nga Edi Rama, të mos bëhet shtesë dhe alibi e qeverisjes së të tij.
Partia Demokratike mbështet një reformë në drejtësi sipas parimeve e standarteve europiane, që nuk mbron, por lufton pa kompromis krimin dhe korrupsionin pa asnjë dallim apo kufizim”.
KOHA JONË SONDAZH

