PD: Numërimi i çdo vote do të konfirmojë vullnetin e shqiptarëve për ndryshim
Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj në një dalje për mediat nga selia e PD, deklaroi se numërimi i çdo vote do të konfirmojë nevojën e shqiptarëve për ndryshim.
Ai u bëri thirrje numëruesve dhe komisionerëve që të mos tjetërsojë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. “Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për Ndryshim. Sot, pamë konkretisht se si dy vende u rikuperuan, vende deputetësh. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Prandaj jam këtu sot për t’u bërë thirrje çdo komisioneri, çdo vëzhguesi, çdo numëruesi të cilës do parti, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptar për ndryshim. Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin. Faleminderit! Natën e mirë! Kalofshit mirë!”,- deklaroi Alfred Rushaj