PD nxjerr videon: Propaganda e Rilindjes s’pi më ujë! 25 prilli po afron, ditë më të mira do të vijnë

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti ka publikuar një video nga ankesat e fermerëve ndaj qeverisë që pretendojnë se nuk janë ndihmuar dhe janë lënë në harresë nga shteti.

Teliti thotë se sot fermeri shqiptar është i braktisur, i pashpresë dhe i falimentuar dhe Rama më kot mundohet të gënjejë shqiptarët pasi propaganda e Rilindjes nuk pi më ujë.

STATUSI NGA DORJAN TELITI

Të braktisur, të pashpresë, të falimentuar, kjo është e vërteta e fermerit shqiptar.

Ky është fakti që nuk e mbulojnë dot montazhet dhe regjia qëndrore e propagandës së Ramës.

Më kot mundohet të gënjejë shqiptarët që në vitin e 7 të fatkeqësisë së keqqeverisjes e kanë të qartë se përgjegjësit e krizës janë ata që nuk mbajtën asnjë premtim.

Propaganda e Rilindjes nuk pin më ujë, produktet e tokës tonë nuk shiten dot pasi përballen me konkurencën e produkteve të importuara nga vendet e rajonit, që i subvencionojnë ato me dhjetëra herë më shumë sesa ato dy qindarka që jep qeveria shqiptare.

Ndryshimi është domosdoshmëri, 25 prilli po afron dhe #ditëmëtëmira do të vijnë.

SHKARKO APP